Vdekja e Luran Ahmetit i ka pikëlluar shumë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.
Padyshim që kolegët e tij e kanë pritur me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur.
Miku i tij dhe kolegu nga seriali “O Sa Mirë”, Xhevdet Jashari, e ka vënë fotografinë e zezë në profilet e tij në rrjetet sociale, ndërsa shumë kolegë dhe ndjekës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Nuk kanë munguar edhe postimet nga kolegët dhe miqtë tjerë, si Blerim Destani, Jonida Vokshi, Olta Daku, Ernest Zymberi e shumë të tjerë, por edhe vet faqja e serialit të popullarizuar që kanë shprehur ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Luranit. /Telegrafi/