Si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz toksik, SHBA kanë goditur një bazë ajrore në Siri. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur. Sulmi përshëndetet nga disa vende. Moska paralajmëron.
Sulmi i ushtrisë amerikane kundër Sirisë gjen jehonë pozitive në disa vende. Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault tha se, ky është paralajmërim ndaj një “regjimi kriminel”. Edhe Turqia e përshëndeti sulmin amerikan. Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulus tha për televizionin Fox, se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i mbetet besnike qëndrimit të ashpër kundër “barbarizmit” të Asadit. Nga ana e saj qeveria britanike e përshëndeti sulmin si përgjigje ndaj “sulmit barbar me armë kimike”, tha zëdhënësi i kryeministres, Theresa May. Edhe Arabia Saudite e mbështeti sulmin amerikan, ndërsa Irani e dënoi atë.
Pak ditë pas sulmit me gaz toksik në Siri, ku humbën jetën 86 vetë, mes tyre mjaft fëmijë, ushtria amerikane me raketa një aeroport të ushtrisë siriane. Presidenti, Donald Trump tha se ai e ka urdhëruar sulmin. Kjo është hera e parë, që SHBA sulmon trupat qeveritare siriane, deri më tani sulmet e saj përqëndroheshin në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik. Sipas të dhënave siriane kanë humbur jetën 5 vetë dhe janë plagosur 7 të tjerë. Sulmi u krye nga bazat amerikane në Detin Mesdhe dhe konsiderohet si veprim unikal.
Ndërsa ministri sirian i Informacionit, Omran al-Subi është shprehur, se sulmet ishin “të kufizuara” dhe “të pritshme”. Ai tha se, nuk pret shkallëzimin e gjendjes.
Rusia e dënon sulmin amerikan
Nga baza ajrore e sulmuar, Al-Shairat duket se ka ardhur sulmi me armë kimike ndaj një qyteti të kontrolluar nga rebelët, Çan Shaiçun, tha Trump. Ai bëri fjalë për një akt në mbrojtje të interesave kombëtare. “U bëj thirrje të gjitha kombeve të civilizuara të na bashkohen ne”, tha Trump. Sipas të dhënave amerikane, Moska ishte njoftuar më parë për këtë sulm amerikan. Qeveria ruse ka paralajmëruar nga “pasojat negative” të sulmit amerikan kundër qeverisë siriane. “Presidenti Putin i sheh sulmet amerikane si agresion ndaj një vendi sovran, e kundër së drejtës ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë, transmeton DW.
Sulmi amerikan ka shkaktuar rënien e bursave, rritjen e çmimit të naftës dhe rekordin e vitit në çmimin e arit. Ekonomia gjermane shprehet e shqetësuar, se sulme të tilla kanë pasoja të rënda për ekonominë. Deputeti gjerman i Të Majtës, Jan van Aken e kritikoi sulmin “si çmenduri” dhe se tani ka rrezik që gjendja të shkallëzohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës