Pas shfaqjes së grafiteve në murin e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca kanë reaguar disa deputete të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, persona të panjohur kanë shkruar grafite me mesazhe fyese për familjen e deputetes.


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një shënimi në Facebook fajësinë për këto grafite e ka hedhur te PDK-ja.

Ajo madje këtë e ka quajtur vepër kriminale.

“Ajo çka ka bërë PDK apo kushdo në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. Atyre nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pas guximin që ata nuk e kanë. Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytur në llum iu zihet fryma. Le të mësohen me e pa votën e deputeteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm. Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv”, ka shkruar deputetja në Facebook.

tinka kurti

Reagim ka pasur edhe nga deputetja tjetër e LVV-së, Arjeta Fejza.

Fejza grafitet tek shtëpia e deputetes Adelina Grainca i ka quajtur të turpshme.

Sipas saj gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është akt kriminal.

“"Bijat i shesim" Kjo është logjikë seksiste. Jo e re në skenën tonë politike e publike. Kur flitet për gratë pothuajse përherë mohohet subjektiviteti. Vajzat, gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është kriminal. Kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bejë me kritikë për qëndrim politik, ky është ofendim mbi bazën gjinore. Kjo është denigruese për çdo vajzë\grua. Grafitet tek shtëpija e deputetes Adelina Grainca janë të turpshme!”, ka shkruar Fejza.

arjeta

Adelina Grainca në zgjedhje parlamentare ishte zgjedhur deputete në listën e PDK-së, por që më pas kishte kaluar në Grupin Parlamentar të LVV-së./Telegrafi/