LAJMI I FUNDIT:

Reagim i Ministrisë së financave ndaj deklaratës së Marjanço Nikolov

Reagim i Ministrisë së financave ndaj deklaratës së Marjanço Nikolov

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Financave ndaj konferencës së sotme për shtyp të deputetit të LSDM, Marjanço Nikolov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Rebalanci i buxhetit bëhet gjatë vitit  që të harmonizohen  të ardhurat dhe të dalat me projeksionet për rritje të ekonomisë. Deficiti buxhetor, nga ana tjetër paraqet dallim mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Kriza politike e cila vazhdon edhe këtë vit ka ndikuar në zvogëlimin e konsumit privat, ndërsa firmat dhe bankat janë bërë më të kujdesshme në raport me financimin e investimeve të reja”, thuhet në reagimin e Ministrisë së financave.

Sipas Ministrisë, kriza politike kishte ndikim edhe në anën e shpenzimeve të Buxhetit.


“Për shkak të dy periudhave parazgjedhore realizimi i shpenzimeve të kapitalit është ngadalësuar, sepse në kohën e zgjedhjeve nuk mund të shpallen furnizimet publike. Përderisa disa mjete  realisht  nuk mund të shfrytëzohen deri në fund të vitit pse atëherë  mund të lihen në buxhet edhe krahas rebalancit”?, qëndron në reagim.

Në raport me mjetet  nga IPA, Ministria thekson se të gjitha projektet të cilat realizohen me IPA dhe të cilat janë në rrjedhë vazhdojnë me dinamikë të njëjtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori