LAJMI I FUNDIT:

RDK reagon ndaj tentativës për grushtet në Turqi

RDK reagon ndaj tentativës për grushtet në Turqi

“Rilindja Demokratike Kombëtare dënon ashpër tentimin për puç ndaj shtetit, institucioneve dhe qeverisë së Turqisë, nga disa njerëz që ende mendojnë se filozofia komuniste mund të merret me rregullimin botërorë” thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të RDK, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Shumë popuj anekënd botës, posaçërisht populli i Turqisë në të kaluarën ka paguar çmim të rëndë për tentativat e kësaj natyre, dhe për këtë arsye këta popuj duhet përgëzuar që kanë kuptuar se kjo filozofi e menaxhimit dhe rregullimit botërorë ka përfunduar”.

“Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve, dhe popullit të Turqisë për të gjithë viktimat që ranë si rezultat i këtij puçi, dhe shpreson se qeveria e shtetit do të sjellë kontroll dhe qetësi absolute për tërë shtetin, sa më shpejt që është e mundshme. Stabiliteti dhe qetësia e shtetit turk është e një rëndësie të jashtëzakonshme për një pjesë të madhe të botës, dhe për këtë arsye të gjithë mendjet e arsyeshme tani duhet të çohen në këmbë dhe të japin kontributin maksimal në çrrënjosjen përfundimtare të kësaj njëmendësie filozofike”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori