RB Leipzig – PSG, formacionet e mundshme

RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në Ligën e Kampionëve.
Klubi gjerman është nikoqir i gjigantit francez në ndeshjen interesante e cila pritet të zhvillohet në ‘Red Bull Arena’ me fillim nga ora 21:00.
Vendasit e kanë nisur tmerrshëm këtë sezon në Ligën e Kampionëve pasi kanë tri humbje nga tri ndeshjet e para të grupit.
Në anën tjetër, mysafirë kanë një barazim dhe dy fitore, teksa synojnë fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.
Te vendasit mungon Lukas Klostermann, ndërsa te mysafirët Lionel Messi, Marco Verratti dhe Sergio Ramos.
Formacionet e mundshme: RB Leipzig: Gulasci; Mukiele, Simakan, Orban, Angelino; Laimer, Haidara; Nkuku, Olmo, Forsberg; Silva;PSG: Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Herrera, Pereira, Gueye; Di Maria, Mbappe, Neymar;






















































