LAJMI I FUNDIT:

Raund i ri bisedimesh Maqedoni-Greqi, nuk pritet ndonjë propozim konkret

Raund i ri bisedimesh Maqedoni-Greqi, nuk pritet ndonjë propozim konkret

Javën që vjen pritet që në Bruksel të mbahet raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit të Maqedonisë, të ndërmjetësuara nga Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E mira e këtij takimi është se paraqet sinjal pozitiv për të ecur përpara në këtë drejtim, megjithatë askush nuk pret ndonjë propozim konkret.

Për shkaqe teknike, takimi i paraparë për nëntor, u shty për më 11 dhe 12 dhjetor. Maqedonia në këtë takim do të përfaqësohet nga Vasko Naumovski i mbështetur nga një ekip.


Para disa ditësh, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, deklaroi se duhet të arrihet një pajtueshmëri ndërmjet dy palëve që të hapet rruga për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ndërkaq ish-ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Ljupço Arsovksi, do të ishte mjaft ambicioze që të pritet ndonjë propozim konkret nga ana e ndërmjetësuesit Nimetz. Sipas tij, në këtë takim do të matet pulsi i palëve, duke shtuar se na pret një punë shumë e madhe dhe e pasigurtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori