Kanë kaluar 50 vite, që kur në film detektivi Frank Bullit po ndiqte vrasësit nëpër rrugët e San Franciskos me veturën e tij Ford Mustang, dhe tani ky version i ristilizuar është rikthyer për të shënuar 50-vjetorin e prodhimit të kësaj veture legjendare.

Kompania amerikane Ford ka prezantuar versionin e limituar të Bullitt Mustang në panairin e veturave "Detroit Motor Show", edhe pse zyrtarët e kësaj marke kanë refuzuanr të zbulojnë numrin e personave fatlum që do të mund ta kenë këtë veturë në garazh, transmeton Telegrafi.


1 298

Versioni modern i veturës që dikur e voziste aktori Steve McQueen nuk ka ndryshuar elementet bazë të modelit 1968 siç janë: ngjyra, vijat, fellnet dhe amortizatorët.

2 91

Modeli i ri është prezantuar nga Molly McQueen, nga mbesa e aktorit Steve McQueen në panairin e shumëpërfolur. Kjo veturë pritet të del në shitje gjatë kësaj vere, edhe pse nuk është zbuluar numri i saktë i veturave që do të prodhohen.

3 73

Nën kapak kjo veturë do ta ketë motorin e njëjtë të Ford Mustang GT 5.0 litra që prodhon 475 kuaj-fuqi, 60 kuaj-fuqi më shumë sesa modeli standard që është në shitje tash e shumë vite. /Telegrafi/

4 62

5 58

6 42

7 36

8 30

9 31

10 26

11 24

13 16

14 15

15 13

16 10

17 8

18 9

19 7

20 7

21 4

22 4

23 2

24 2

123