Mbrojtësi i Tottenhamit, Davinson Sanchez luajti vetëm një minutë të vetëm në të dy ndeshjet ku skuadra së tij u takua në çerekfinale ndaj Manchester Cityt.

Ai ka qenë një lojtar titulluar gjatë gjithë sezonit në Ligën Premier.


Megjithëse ai ishte anashkaluar për shkak të lëndimeve në nëntor dhe dhjetor, ku 22-vjeçari tashmë ka akumuluar mbi 1.500 minuta në kampionatin anglez.

GettyImages 1124720449 Davinson Sanchez. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Mauricio Pochettino i beson kolumbianit, por në Evropë po luan me katër mbrojtës, në qendër me Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld.

I pyetur për vendimin e trajnerit që e la në stol, Sanchez shtoi se skuadra është mbi individët.

"Unë jam pjesë e ekipit dhe jam i gatshëm në çdo moment për të ndihmuar, ashtu siç ndodhi me Cityn".

GettyImages 1143360512 Llorente e Sanchez. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"Kam luajtur në fazën e grupeve dhe më pas kam pësuar një lëndim, por këtu jemi si ekip", deklaroi Sanchez. /Telegrafi/

telegrafi sport app