Familja e Saimir Sulës, të riut shqiptar i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë në një spital në Spanjë, pas shumë proceseve gjyqësore, arriti që ta transferojë zemrën në Shqipëri, por nuk kanë mundur ende që ta bëjnë testin e ADN-së, ‘për mungesë provash’.
Familja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të dërgojnë një mostër të zemrës në laboratorë të tjerë evropianë për analiza, por vendi ballkanik refuzon, ‘pa dhënë shpjegime të mëtejshme’, shkruan media spanjolle.
Përballë kësja situate, e motra e Saimirit, Majlinda Sula në një intervistë për median spanjolle ka thënë se do ta transferojnë çështjen në gjykatën e Strasburgut.
“Nuk kanë mundur ta ndajnë zemrën nga formalina, një kimikat që përdoret për të ruajtur organet dhe indet, sepse teknikisht nuk munden dhe kjo e ka bërë të pamundur kryerjen e testit”, denoncon motra që kërkon vetëm t’i japë fund makthit që po zgjat prej katër vitesh.
Sipas avokatit të familjes Carlos Sardinero, familja ka gjetur laboratorë në Bruksel dhe Vjenë në të cilat do të mund të kryenin testin për ADN-në e zemrës.
Në ditët në vijim familja do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si opsion i fundit pasi Gjykata Kushtetuese refuzoi ankesën e familjes për mbrojtje.
Saimir Sula ka 4 vite nën dhe, ndërsa motra e tij që kur mbërriti trupi në Shqipëri konstatoi se i mungonte zemra dhe vijon betejën për drejtësi. Pas insistimit të saj autoritetet në Spanjë thanë se gjetën në morg zemrën e Saimir Sulës në tetor të vitit 2022, dhe këtu nisi beteja e radhës e Majlindës për ta sjellë në Shqipëri. Zemra e Saimir Sulës iu dorëzua autoriteteve shqiptare më 15 korrik 2023, por ende s’i është bërë analiza e ADN-së.
31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 200 pasi shkoi me temperaturë në spital, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.
Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të dyshuar të blerjes dhe shitjes së paligjshme të organeve, parashikuar në nenin 89 i Kodit Penal Shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri