LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Tortura”, dëshmitarët nga MPB nuk e dinë se kush e ka dhënë urdhrin për arrestimin e Boshkoskit

Rasti “Tortura”, dëshmitarët nga MPB nuk e dinë se kush e ka dhënë urdhrin për arrestimin e Boshkoskit

Toni Jankoski, i cili në vitin 2011 ishte shef i njësisë për krim ekonomik në MPB, nuk ka pasur informacion se po bëhen përgatitje për arrestimin e Ljube Boshkoskit, për rastin “Fushata”, edhe pse siç tha vetë, njësia e tij ishte përgjegjës për këto raste, por sqaroi se, ka pasur edhe njësi tjera të cilat kanë mundur të udhëheqin aksione të tilla.

Jankoski po dëshmon për rastin “Tortura” për burgosjen e Ljube Boshkoskit, ku i akuzuar është Sasho Mijallkov.

“Për aksionin nuk isha i informuar deri në ditën e aksionit. Për këtë mund të ketë shumë arsye, për shkak të konspiracioneve, nuk kam qenë në punë apo diçka e ngjashme”, tha Jankoski.


Ai tha se e ka nënshkruar padinë penale, por siç tha, nuk ka qenë i kyçur në përgatitjen e padisë dhe nuk iu janë bërë të ditur detajet, Dshmitari gjithashtu tha se nuk e ka dhënë urdhrin që të arrestohet Boshkoski.

Për këtë rast dëshmoi edhe Zharko Spasevski, udhëheqës i njësisë për luftë kundër korrupsionit, i cili tha se “atë lëndë e udhëhiqte njësia ime, ndërsa Vlladimir Krstevski, si inspektor kryesor. Në fillim vetëm ne dy e kemi përpunuar lëndën. Për arrestimin jam informuar nëpërmes telefonit, mendoj më lajmëroi shefi i atëhershëm i njësisë për, organizim të krimit, Mitko Çavkov”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori