LAJMI I FUNDIT:

Rasti i lindjes në pllaka dënohet vetëm me vërejtje

Rasti i lindjes në pllaka dënohet vetëm me vërejtje

Stafi që neglizhoi lindjen e një fëmije në Klinikën e Gjinekologjisë  është dënuar me vërejtje me shkrim nga Komisioni  Disiplinor në QKUK .

QKUK thotë se ky vendim është marrë në një mbledhje të komisionit dhe ndaj këtij vendimi është ankuar vetëm shefja e sallës së lindjes.

“Komisioni disiplinor i cili vepron i pavarur në kuadër të SHSKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datën 10.05.2017, ka vepruar në bazë të fakteve, të dhënave dhe ka marrë vendim sipas ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të brendshme të SHSKUK-së. Ankesë ka ushtruar vetëm një mjeke (shefja e sallës)“, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për KALLXO.com.


Mediet patën raportuar se kur një grua pati lindur në muajin prill nuk kishte asnjë mjek afër saj dhe se foshnja kishte rënë në pllaka pas lindjes, duke pësuar lëndime trupore.

Pastaj ishte formuar një komision i cili kishte për detyrë të merrej me rastin e lindjes pa përkujdesje mjekësore, ndërsa ky komision i kishte rekomanduar drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që kjo çështje të shkojë në komisionin disiplinor.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori