LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Kurti”, peticioni t’i dorëzohet Topit, OKB-së, BE-së dhe KE-së

Rasti “Kurti”, peticioni t’i dorëzohet Topit, OKB-së, BE-së dhe KE-së

Në një konferencë për shtyp, këshillat kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit nga të gjitha viset shqiptare, ka publikuar të dielën rezultatet përfundimtare në nivel kombëtar, përkatësisht nënshkrimet e mbledhura në të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqiptarë.

Valon Murati nga Këshilli i Prishtinës theksoi se ky peticion, i cili në nivel kombëtar kap shifrën rreth 175.000 nënshkrime, në formë simbolike do t’i dorëzohet edhe presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi. Murati theksoi se në vazhdim Këshilli i Prishtinës do të dërgojë peticionin me kërkesa edhe OKB-së, BE-së si dhe Këshillit të Evropës.

Sa i përket seancës së fundit parlamentare që u mbajt më 8 prill për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, Murati theksoi se kjo seancë pati anët pozitive dhe ato negative. Anët pozitive konsistojnë në faktin se presion i 150.000 qytetarëve arriti që ta fus në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës një çështje që i brengos ata, dhe se qëndrimet e shumicës së deputetëve ishin në frymën e kërkesave të peticionit dhe sidomos të kërkesës së Këshillit për ngritjen e një komisioni parlamentar ‘ad hoc’ për hetimin e ngjarjeve të 10 shkurtit të vitit 2007.

Ana negative u shfaq në mënyrën sesi u përmbyll debati, pa asnjë deklaratë, rezolutë, apo rekomandim. Ky përfundim, përkundër insistimit të deputetëve, dukej se ishte një skenar më herët i përgatitur. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika e Zezë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Lajme
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Kalo në kategori