Edhe dy vjet pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mbeten enigmat se çfarë në të vërtetë ndodhi në këtë zonë urbane të këtij qyteti, ku nga luftimet e ashpra mes forcave policore dhe një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare mbeten të vrarë 18 persona, 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur, shkruan REL.
Një numër prej 37 personash u arrestuan, shumica shtetas të Kosovës, të cilët po gjykohen për terrorizëm.
Drejtuesit e grupit, tashmë të vrarë, por edhe ata që po gjykohen, në dëshmitë e tyre kanë thënë se qëllimi i tyre nuk ka qenë nxitja e ndonjë konflikti të armatosur, por tërheqja e vërejtjes institucioneve shtetërore për mos realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Lideri i Lidhjes Social-Demokrate Zoran Zaev, kandidat për kryeministër disa herë ka premtuar se do të angazhohet për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur në këtë lagje të Kumanovës të banuar me popullatë shqiptare e që rrezikonte përfshirjen e Maqedonisë në një konflikt të rëndë ndëretnik.
Por, nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit e cila akuzohet për përfshirjen e strukturave të saj në këtë incident të armatosur ka akuzuar LSDM-në për siç thuhet mbajtjen e anës së atyre që kishin sulmuar vendin.
“Oliver Spasovski, ish Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në vend se të brengoset për ata që po viktimizoheshin për Maqedoninë, ata shkuan dhe u fotografuan në vendin ku u vranë heronjtë maqedonas”, ka deklaruar Orce Gjeorgjievski nga OBRM-PDUKM-ja.
Avokati Naser Raufi, beson se elementë të shërbimeve të caktuara sekrete janë infiltruar dhe kanë nxitur konfliktin e armatosur për shpërqendrimin e vëmendjes nga afera e përgjimeve që po trondiste Maqedonisë.
“Mendoj se me dëshmitë edhe të personave tjerë që i kemi propozuar do të dëshmojmë se këta ta akuzuar janë sakrificë e skenarit të huaj, janë të manipuluar. Kauza kombëtare ka qenë i vetmi motiv për ardhjen e tyre këtu, s’ka asnjë motiv tjetër, prandaj mendoj se nuk mund të flitet për akuzën e terrorizmit”, thotë Raufi.
Edhe avokatja Artene Iseni, vlerëson se në këtë rast ka gisht politika dhe se kjo sipas saj është vërtetuar nga dëshmitë e të arrestuarve gjatë 50 seancave gjyqësore që janë zhvilluar deri më tani.
“Në bazë të këtyre deklaratave ekziston dyshimi i bazuar, prezumimi i fajësisë së shumë personave përgjegjës të institucioneve të cilët duhet të vijnë dhe të shfajësohen apo edhe të fajësohen apo të dëshmohet fajësia e tyre qoftë për veprim apo mosveprim në këtë rast”, thotë Iseni.
Në mesin e të vrarëve janë edhe dy ish komandantë të njohur të Ushtrive Çlirimtare në Kosovë e Maqedoni, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Ata sipas dëshmive të prezantuara nga pala mbrojtëse e të arrestuarve të tjerë, janë ekzekutuar nga policia pas dorëzimit edhe pse autopsia e bërë në Shkup kishte dëshmuar të kundërtën.
Avokati Naser Raufi, disa herë ka përsëritur qëndrimin se ata janë ekzekutuar për të mos u zbuluar motivet kryesore të ngjarjeve në Kumanovë si dhe përfshirjen e shërbimit sekret në këtë rast. Nga Ministria e brendshme veprën e kishin cilësuar si terrorizëm dhe agresion nga jashtë.
Nga ana tjetër, lagja e Trimave e cila para dy viteve ishte bërë arenë e luftimeve të ashpra, i është kthyer normalitetit, por banorët ende jetojnë me trauma të cilët besojnë se vështirë do të hiqen nga memoria e tyre.
“Fëmijët kanë pasoja dhe vazhdimisht përmendin atë që kanë ndodhur këtu pasi shumë prej tyre kanë qenë këtu dhe më sytë e vet kanë parë atë që ka ndodhur. Kanë pasoja, kanë trauma edhe unë kam qenë këtu për 14 orë dhe normal se edhe unë kam trauma e lëre më fëmijët të cilët asnjëherë nuk do ta harrojnë atë që na ka ndodhur”, thotë një banor i Lagjes së Trimave.
Nga luftimet e dyditore në këtë lagje të Kumanovës ishin dëmtuar apo shkatërruar dhjetëra shtëpi e prona tjera të banorëve të cilat janë rindërtuar me ndihma të shumta dhe fonde të akorduara nga qeveria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?