LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 6° partlycloudy_night

Rasti i gruas së dhunuar nga Gjilani, protestohet para komunës

Rasti i gruas së dhunuar nga Gjilani, protestohet para komunës

Nën moton “Siguri dhe Drejtësi për Krejt”, një grup qytetarësh po protestojnë para Komunës së Gjilanit, për të shprehur indinjatën e tyre pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale, ku shfaqej një grua e dhunuar, me shenja të dukshme të dhunës në fytyrë.

Ky rast ka shqetësuar rëndë komunitetin dhe ka nxitur një reagim të fortë nga qytetarët, të cilët kërkojnë veprim urgjent dhe mbrojtje për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje.

Protesta është organizuar nga Qendra Sociale “Përpjekja” dhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të cilat janë angazhuar për të ngritur zërin kundër dhunës gjinore dhe për të kërkuar përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave.


Yll Islami, nga qendra “Perpjekja”  tha se arsyetimet se rasti ka ndodhur në Lipjan, në ndërkohë që rasti nuk është lajmëruar në qendrën e shëndetit mendor, janë thjesht tendencë për shfajësim.

“Në vend se të hedhin fajin te njëri-tjetri, e të marrin përgjegjësi secili, duhet të punojnë për siguri, liri e baraza për të gjithë”

Aktivistët gjithashtu kërkuan nga autoritetet që të ofrojnë mbështetje më të fuqishme për viktimat e dhunës dhe të sigurojnë drejtësi për ata që abuzojnë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Magazina
Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Amerika
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Shëndetësi
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Lajme
Kalo në kategori