Vinicius Junior është abuzuar në baza racore në masë të theksuar në pesë raste. Një deklaratë tronditëse në vetvete, por edhe më e turpshme kur reagimi ka qenë kaq i dobët.
Incidenti i fundit ndodhi më 29 dhjetor gjatë ndeshjes Real Valladolid-Real Madrid, teksa braziliani u largua pas zëvendësimit të tij kundër Valladolidit. Duke kaluar tifozët kundërshtarë, këngët e majmunëve ishin të dëgjueshme në video.
Protokolli i ndjekur nga La Liga është që ata ta kalojnë çështjen në Komitetin Kundër Dhunës, një organ i krijuar nga Ministria e Sportit për t’u marrë me të gjitha format e diskriminimit.
Sipas Marcas, ata kanë shprehur ‘refuzimin absolut’ të veprimeve. Në hapin e radhës do të tentojnë identifikimin e autorëve dhe marrjen e masave të nevojshme për ndëshkimin e tyre.
Ata u rikthyen me të njëjtin rezultat nga një hetim për një incident racist në futbollin e femrave, pasi Mayra Ramirez u fye gjatë ndeshjes Alhama-Levante.
Megjithatë ky është i njëjti reagim që është shpërndarë më parë, me pak pasoja. Nuk ka pasur pasoja më të gjera për institucionet e përfshira, dhe shumë pak fajtorë janë identifikuar. Kjo nuk u ilustrua kurrë më mirë sesa nga abuzimi i pësuar nga Vinicius në Civitas Metropolitano në fillim të sezonit. Qindra fansa u kapën në video duke brohoritur “Vinicius është një majmun”, por vetëm tre u identifikuan dhe u ndëshkuan. /Telegrafi/