Rasmussen nesër viziton Kosovën

Delegacioni, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Drews dhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Delegacioni, poashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendës kryeministrin Slobodan Petrovic.
Ai i sjell së bashku përfaqësuesit e lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështje të politikave apo ato operacionale, të cilat kërkojnë vendime kolektive, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































