Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në Samitin e Berlinit ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, përkatësisht Gjermanisë për heqjen e masës së sigurisë që ka vendosur tash e një vit ekzekutivi kosovar për produktet e importuara nga Serbia.
Megjithatë, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave është i bindur se në fund do të ketë një marrëveshje dhe Kosova do të jetë pjesë e Procesit të Berlinit.
“Si çdo agjendë e komplikuar rreth Kosovës, e para ndodh në mënyrë ad-hoc procesi, e dyta nuk zhvillohet dialog dhe negociata transparente dhe shpesh ato ngulfaten. Kjo ka ndodhur edhe me CEFTA-n ose diskutimet për marrëveshjet e reja për samitin e Berlinit dhe ka ardhur deri te një ngërç gjatë rrugës, në veçanti mes qeverisë së Kosovës dhe mikpritësit që e udhëheq Procesin e Berlinit. Por besoj që do të ketë një marrëveshje finale”, ka theksuar Rashiti në RTK.
Sipas tij, krejt këto aksidente po ndodhin vazhdimisht për shkak të një mungese të një dialogu të qëndrueshëm, një politike të jashtme të qëndrueshme dhe një planifikimi më të mirë në politikën e jashtme.
“Jam i bindur se janë duke u zhvilluar negociata e konsulta të përditshme dhe në fund do të ketë marrëveshje. Gjermania nuk do të lejojë që në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit të ketë ndonjë marrëveshje pa njërën palë. Prandaj, do të ketë negociata për një konsensus në fund”, ka shtuar ai.
Rashiti pret që të ketë marrëveshje të përbashkët, por thotë se këto zhvillime në thelb po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në të gjitha këto negociata.
“Gjitha këto agjenda po e dëmtojnë besimin mes Kosovës dhe akterëve ndërkombëtar, për të cilët Kosova në çdo agjendë ka nevojë”, ka shtuar ai.
Rashiti nuk beson që do të ndodhë përjashtimi i Kosovës nga CEFTA, por thotë se në rastin më të keq nëse ndodh diçka e tillë, rajoni do të ecë në agjendat e saj, e Kosova do të mbetet anash dhe atë anash një agjende të cilën e përkrah fuqishëm.
“Procesi i Berlinit, me të gjitha të metat, është instrumenti i vetëm që i fton të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të barabartë. Nuk ka asnjë agjendë serioze tjetër të BE-së, e as ndonjë agjendë tjetër përveç Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit duhet të ruhet me çdo kusht, pa i anashkaluar të metat, por që duhet të ruhet sepse nuk ka agjendë tjetër e cila e mban Kosovën afër Berlinit”, ka nënvizuar Rashiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat