Politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiq, e vlerëson si joreale idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën në procesin që ai e quan “korrigjim i kufirit” me Serbinë.
Rashiq, kryetar i Partisë Progresive Demokratike, ka deklaruar se Thaçi e përdor këtë çështje për politika ditore të tij.
“Nuk besoj që është reale, ndarja ose bashkëngjitja e Luginës së Preshevës nuk besoj që është reale, por besoj se Thaçi e përdor teknikën e vjetër të negocimit, ajo është që të prezantojë maksimumin duke u shprehur se do të arrihet niveli i mesëm i marrëveshjes, ku asnjë palë nuk duhet t’i humbë të gjitha ose asnjë palë mund t’i fitojë të gjitha”, ka thënë shprehur Rashiq, në një intervistë për Ekonomia Online.
“Prandaj, mendoj se presidenti Thaçi i përdor këto vetëm për politikë të brendshme, ditore sa i përket një pozicioni i cili ai mendon që mund të marrë. Përndryshe nuk besoj që është reale një gjë e tillë që korrigjimi i kufijve siç thotë ai mund të ndodhë në atë formë”, ka shtuar ai.
Rashiq ka kërkuar që të kihet shumë kujdes kur flitet për korrigjim kufijsh, duke thënë se nëse kjo do të ndodhte do të nënkuptonte ndarje etnike, e cila sipas tij do të ndikonte në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Ai ka shtuar se nëse kjo realizohet do të nixste edhe vendet tjera për të kërkuar ndarje apo bashkim me ndonjë vend tjetër.
“Një ndarje, një korrigjim i kufijve, një ndarje etnike siç pretendohet të bëhet nuk është e mirë dhe mos të përdor këto prediksione negative ku pastaj të shihet një rrezik për sigurinë e Evropës dhe jam i sigurt se edhe Evropa e kupton që të ndodhë pastaj të hapet e ashtuquajtura ‘Kuti e Pandorës’ ku çdo vend mund të kërkojë ndonjë ndarje, bashkim, veprim të tillë”, vlerëson Rashiq.
Tutje, ai vlerëson se kjo do të ishte katastrofale dhe shumë e rëndë për serbët e jugut të Kosovës.
“E dyta, në aspektin e serbëve të Kosovës, kjo ndarje eventuale të cilën po përpiqet ta bëjë presidenti Thaçi, mund të jenë shumë probleme, një situatë e rëndë për serbët e jugut. Ne kishim dal as serbë të Beogradit, as serbë të Prishtinës, sepse kemi një situatë ku serbët, kushtimisht serbët e jugut, kanë më shumë sfida me një politikë agresive të Beogradit, sikur që kanë sfidë me një politikë të neglizhencës të Prishtinës”, ka deklaruar Rashiq.
“Prandaj, nga aspekti i serbëve të jugut kjo do të kishte qenë një zgjidhje shumë e rëndë dhe ndoshta katastrofale, të cilën nuk e preferoj as unë e as 95% e bashkëqytetarëve të mi”, është shprehur ai.
Rashiq ka deklaruar se korrigjimi ose ndryshimi i kufijve në Ballkan çdo herë ka pasur epilog negativ ose epilog të konflikteve mes popujve, derisa ka kërkuar kujdes nga deklarimet e dy presidenteve sepse sipas tij mund të ketë pasoja afatgjate.
“Jam i sigurt që asnjë konflikt, në cilin do drejtim apo mënyrë nuk është mirë për popullin. Prandaj, këto që prezantohen prej presidentëve duhet të kemi shumë kujdes sepse pasojat mund të jenë shumë afatgjate për të gjithë ne. Prandaj, unë nuk jam kurrsesi për një ndarje etnike sepse kjo prodhon edhe më shumë probleme në të ardhmen”.
Ndërsa sa u përket paralajmërimeve për një autonomi eventuale të pjesës veriore, Rashiq vlerëson se këto janë vetëm lojëra fjalësh, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.
“Prandaj, kjo është vetëm loja e fjalëve, çfarë do të thotë kjo, nuk do të thotë shumë sepse nuk kemi mekanizma. Po të kishin pas ndonjë mekanizëm brenda, për shembull Kushtetutës së Kosovës ndoshta kishte kuptuar që ka një formë speciale të statusit, por përndryshe në këtë formë, tash në Kushtetutën dhe poashtu në ligjet e Kosovës unë nuk e shoh një mundësi të tillë i cili mund të rezultojë me benefite të cilat ai territor mund të ketë”.
Në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Rashiq dyshon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i aftë për të gjetur një zgjidhje që u konvenon serbëve të Kosovës.
“Andaj, presidenti Vuçiq ka atë pozitë, por unë dyshoj që ai është në gjendje të shikojë thellësinë e problemit dhe të realizojë në mënyrën për të cilën ne serbët e Kosovës besojmë se është zgjidhje më e mirë siç thotë ai. Dyshoj që ka kapacitetin t’i kuptojë dhe pastaj t’i realizojë interesat e serbëve të Kosovës”, ka deklaruar Rashiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë