Milot Rashica ka pësuar një lëndim më të rëndë se sa është parashikuar në fillim.

Sulmuesi i Kosovës ka pësuar një lëndim në ije dhe do të mbetet më gjatë se ishte paramenduar jashtë fushave të blerta.


Reprezentuesi kosovar nuk u aktivizua fare në ndeshjen e fundit ndaj Newcastle United, derisa trajneri i Norwichit, Dean Smith ka konfirmuar lëndimin e tij.

auto rashica1637428206

Sipas trajnerit anglez ata nuk e kishin paramenduar se Rashica do të mbetet kaq gjatë jashtë fushave.

“Ne menduam se Miloti kishte një problem të lehtë me ijë, por pas një skanimi, duket lëndim më serioz".

"Mendojmë se ai do të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë”, është shprehur Dean Smith.

0 GettyImages 1346920032

Rashica këtë verë është bashkuar me Norwichin nga Werder Bremen, teksa ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionat ku nuk ka shënuar asnjë gol, por ka bërë një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app