Rashica shënon në barazimin e Vitesses (Video)

Milot Rashica ka rigjetur golin dhe sot në barazimin 1-1 të Vitesses ndaj Heraklesit.
Në një sulm të shpejtë të skuadrës së tij, Rashica u gjend i zbuluar në zonë dhe i vetëm përballë portierit shënoi me një qetësi të admirueshme.
Është goli i tetë në kampionat për talentin e kombëtares shqiptare, që prej kohësh po ndiqet me vëmendje nga klube të rëndësishëm në gjithë Evropën.
Titullar i paprekshëm, Rashica po ndihmon Vitesen të shkojë në play-off për një vend në Ligën e Evropës.

Nga
Telegrafi
16/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































