LAJMI I FUNDIT:

Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit në Rusi

Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit në Rusi

Rusia ka raportuar rastin e parë të një lloji të gripit të shpendëve H5N8, që kaloi nga pulat te njerëzit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët thanë se shtatë punëtorë në një fabrikë shpendësh në jug të vendit, ishin infektuar pas një shpërthimi në muajin dhjetor 2020.

“Të shtatë njerëzit… tani po ndihen mirë”, tha vëzhguesja për shëndetin e konsumatorëve në Rusi, Anna Popova.


Ajo tha se masat e duhura ishin marrë menjëherë për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Sipas saj nuk kishte asnjë shenjë transmetimi midis njerëzve, duke shtuar se rasti ishte raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ajo vlerësoi “zbulimin  rëndësishëm shkencor” nga laboratori rus Vektor, që kishte izoluar materialin gjenetik të llojit nga punëtorët e infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Rusia mund të vendosë armë bërthamore në hapësirë", shefi i NATO-s ngre alarmin

Botë

"Të qëndrosh i heshtur përballë masakrave në Gaza do të thotë të jesh bashkëpunëtor në krim", deklaron Erdogan

Botë
Ushtria izraelite rrethon plotësisht Rafahun - Gaza tani është e ndarë në tri pjesë

Ushtria izraelite rrethon plotësisht Rafahun - Gaza tani është e ndarë në tri pjesë

Azia
Rrahje në Novi Pazar - studentët bllokuan autobusët me mbështetësit e partisë së Vuçiqit

Rrahje në Novi Pazar - studentët bllokuan autobusët me mbështetësit e partisë së Vuçiqit

Serbia

"Ukraina mund të ndahet si Gjermania pas luftës", deklarata e të dërguarit të Trumpit trazon ujërat

Botë
Erërat e fuqishme dhe breshri godasin Kinën - pamje nga stuhia që ka kapluar vendin

Erërat e fuqishme dhe breshri godasin Kinën - pamje nga stuhia që ka kapluar vendin

Azia
Kalo në kategori