Një tubacion të gazit që kalon midis Lituanisë dhe Letonisë e ka kapluar zjarri gjersa raportohet se është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Nuk kishte asnjë provë të menjëhershme për ndonjë sulm, por një hetim tashmë ka nisur, tha operatori lituanez i transmetimit të gazit, Amber Grid.
Transmetuesi publik i vendit, LRT tregoi pamjet e një zjarri që shpërtheu në vendin e shpërthimit në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore, raporton skynews.
Furnizimi me gaz u ndërpre dhe flakët pritej të shuheshin, tha shefi ekzekutiv i Amber Grid, Nemunas Biknius.
Lituania kufizohet me Rusinë dhe ndodhet në Detin Baltik, ku tubacionet e gazit Rusi-Gjermani “Nord Stream: u dëmtuan në shpërthimet e vitit të kaluar. /Telegrafi/
BREAKING: Fire caught on video from the blast from the gas pipeline connecting Lithuania and Latvia
Public broadcaster LRT reports that the town of Pasvalys, in northern Lithuania, has evacuated due to the situation pic.twitter.com/I0WL6sXEs4
— Jack Poso 🇺🇸 (@JackPosobiec) January 13, 2023
🔴📹 An explosion has hit a gas pipeline connecting Lithuania and Latvia.
The blast happened in northern Lithuania, said the country's gas transmission operator Amber Grid
📹 @savunmaisleri pic.twitter.com/e3BxKFEuiV— Mete Sohtaoğlu (@metesohtaoglu) January 13, 2023