Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Evropën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor.
Sipas raportit të publikuar sot në Tiranë, Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë ryshfet dhe viktimizimin më të lartë të qytetarëve prej korrupsionit.
Në raportin më të fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje (stanjacion) në reformat e antikorrupsionit.
Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të ryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).
Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31 për qind), Serbia (26 për qind), Bosnja e Hercegovina (24 për qind) e në fund Mali i Zi (11 për qind) dhe Kosova (7 për qind).
Në 2023/2024, Shqipëria është më e cenuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar ryshfet, ndërsa më pak të cenueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.
Optimizmi i qytetarëve të Shqipërisë ndaj politikave antikorrupsion ka shënuar rënie në 20 për qind (-6 për qind më pak se matja e mëparshme), ndërsa në pothuaj gjithë vendet e tjera është shënuar rritje e besimit se korrupsioni do të pakësohet.
Ekspertja e Qendrës për Studimin e Demokracisë, Daniela Mineva, pjesëtare e koalicionit me 17 organizata nga 14 shtete të Europës Juglindore, thotë për Zërin e Amerikës se ngrihen institucione të reja dhe miratohen ligje të reja, por ato nuk zbatohen në praktikë.
Ajo shtoi se projekti IPA i BE-së parashikon 619 milion euro për përmirësime të sundimit të ligjit në këtë rajon, por ende nuk ka asnjë dënim për zyrtarë të nivelit të lartë si të përfshirë në korrupsion.
“Sondazhi që zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se aktualisht përfshirja në korrupsion ndryshon midis 10% në Malin e Zi dhe Shqipërisë me 40 për qind. Në Shqipëri 80 përqind e njerëzve pohuan se do të japin ose do të pranojnë ryshfet nëse kanë nevojë ta bëjnë këtë. Kjo është shumë shqetësuese dhe rrëzon optimizmin e njerëzve se qeveria mund të bëjë diçka mbi premtimet për antikorrupsionin. Ne këshillojmë që të pranohet kapja e shtetit në organet publike dhe që partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile të punojnë për të siguruar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, tha zonja Mineva.
Në vlerësimin e nivelit të korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nga Sistemi SELDI i Monitorimit të Korrupsionit, doli se politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm, ndërsa institucionet publike dhe partitë politike po bashkohen me rrjetet e kapjes së shtetit që rrëmbejnë vendimmarrjen e qeverisë.
Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik, thuhet në raport.
Koalicioni SELDI dhe Qendra për Kërkime Ekonomike ACER organizuan sot një forum rajonal mbi antikorrupsionin dhe kapjen e shtetit.
Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se masat ndaj korrupsionit duhet të jenë të dukshme si në parandalim, ndjekje penale dhe ndëshkim, sepse korrupsioni sjell krim e pabarazi, dëmton klimën e biznesit, si dhe largon nga vendi të rinjtë që kanë humbur besimin se autoritetet do të kenë sukses ndaj kësaj dukurie.
“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu edhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se sa mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqendrohemi që të gjithë përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociatave, duke nisur nga sektorët me rrezikun më të lartë, dhe që rezultatet e kësaj lufte të jenë të dukshme dhe kjo është një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara me anëtarësimin në BE”, tha ambasadori Gonzato.
Kuvendi ka krijuar kohët e fundit një komision të posaçëm për thellimin e reformave në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit, i cili shihet si një mundësi më shumë për ta luftuar korrupsionin. Megjithë skepticizmin e opozitës, shumica shpreh besimin se masat e reja do të ndikojnë në këto përpjekje.
Plani i ri i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po synon të forcojë dhe përshpejtojë përpjekjeve antikorrupsion, duke ofruar deri në 6 miliardë euro huadhënie dhe grante, në këmbim të zbatimit të reformave kyçe në këto vende. Kjo vlerësohet si një mbështetje e re evropiane për masat antikorrupsion të Ballkanit Perëndimor, vendet e të cilit aspirojnë të integrohen në BE. / VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një burrë në Prizren dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës