LAJMI I FUNDIT:

Raporti i fundit për COVID-19: Vdesin 16 qytetarë, konfirmohen 258 raste pozitive

Raporti i fundit për COVID-19: Vdesin 16 qytetarë, konfirmohen 258 raste pozitive

Rekord i zi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku sipas rezultateve nga IKSHPK-ja, 16 qytetarë kanë humbur jetën.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 deri më tani ka arritur në 212 gjithsejtë, ndërkaq raste pozitive sot janë konfirmuar 258.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.


Në mesin e viktimave edhe një 13-vjeçar, njofton Shpend Ahmeti
Lexo po ashtu Në mesin e viktimave edhe një 13-vjeçar, njofton Shpend Ahmeti

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429″, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori