Raporti ditor: 421 raste të reja, 13 viktima dhe 395 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.900 testime për COVID-19, ndërsa 421 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 211, Kumanovoë - 32, Shtip - 26, Veles - 25, Kavadar - 19, Koçan - 15, Prilep - 13, Ohër - 12, Makedonska Kamenica - 9, Gjevgjeli - 7, Strumicë, Kërçovë dhe Kriva Palanka - nga 6, Shën Nikollë - 5, Gostivar - 4, Manastir, Radovish, Berovë, Vinicë dhe Demir Hisar - nga 3, Kratovë dhe Bogdanci - nga 2, Tetovë, Negotinë, Resnjë, Probishtip, Valandovë dhe Krushevë - nga 1 në secilin qytet.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus, ndërsa në sistemin "Termini im" janë paraqitur edhe 5 persona tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 06.09.2021 deri 28.09.2021.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 395 pacientë të shëruar.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 195.963, prej të cilëve 182.473 janë shërruar, ndërsa 6.888 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 6.602./Telegrafi/


















































