Rep-artisti i ri Dion debuton me këngën "1 shans" në ditëlindjen e tij (Video)

Skena e muzikës shqiptare po pasurohet dita-ditës me artistë të rinj dhe të talentuar, të cilët me projektet e tyre po sjellin risi në tregun tonë.
Dion është nga rap-artistët më të ri, i cili i është shtuar skenës muzikore së fundmi.
"1 shans" titullohet kënga e tij e parë, e cila është punuar nga reperi i njohur 2 Ton, gjersa për klipin janë kujdesur XL Films.
Kjo këngë duket të jetë një nismë e mirë për reperin, i cili ka publikuar këngën e tij të parë me rastin e ditëlindjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/12/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































