LAJMI I FUNDIT:

Ranieri do të marrë një çmim special nga FICG

Ranieri do të marrë një çmim special nga FICG

Federata italiane e futbollit, FIGC, ka bërë të ditur se ceremonia ‘Panchina d’Oro’ do të mbahet të hënën, me Claudio Ranierin që do të marrë një çmim special.

Çmimi, që fjalë për fjalë përkthehet si “stoli apo bankina e Artë” është dhënë për trajnerët më të mirë të sezonit të kaluar, me Max Allegrin e Juventusit që fitoi çmimin vitin e kaluar.

Sot FIGC ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet në Coverciano të hënën, dhe Ranieri do të marrë një çmim special për arritjet e tij sezonin e kaluar me Leicester Cityn.


Ranieri thyen heshtjen me një letër lamtumirëse për dashurinë ndaj Leicesterit - "Dje ëndrrat e mija vdiqën"
Lexo po ashtu Ranieri thyen heshtjen me një letër lamtumirëse për dashurinë ndaj Leicesterit - "Dje ëndrrat e mija vdiqën"

Ish-trajneri i Juventusit, Romës dhe Interit udhëhoqi ‘Dhelprat’ në fitimin e një titulli historik në Ligën Premier, edhe pse ai u shkarkua muajin e kaluar, pas një rënie në rezultatet e këtij sezoni.

Me rastin e ndarjes së çmimit, Ranieri do të japë një fjalim ndaj trajnerëve të mbledhur në ceremoni.

Përveç kësaj, çmimet për futbollin e femrave do të jepen, edhe pse këto tashmë janë vonuar. /Telegrafi/