Rangers i Gerrardit fiton titullin e 55-të në histori të Skocisë

Rangers është shpallur sot (e diel) edhe zyrtarisht kampion i sezonit 2020/21 në Superligën e Skocisë.
Ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard ka kurorëzuar tashmë një super-sezon, duke u shpallur më i miri i ligës.
Shpallja e Rangersit kampion i ri i Skocisë erdhi sot (e diel) pasi ndjekësit më të afërt, Celticu barazoi 0-0 me Dunnde.
Ky trofe për Rangersin vjen pas plot 10 viteve dhe është i 55-ti në histori të klubit dhe disa gjiro pa përfunduar sezoni i rregullt.
Në 32 ndeshje të zhvilluara deri tani këtë sezon, Rangers janë të pamposhtur me 28 fitore dhe 4 barazime.
Vlen të theksohet se gjiganti skocez udhëhiqet nga legjenda angleze e Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili ka arritur ta ngrit klubin brenda dy viteve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































