Analisti Ramush Tahiri ka theksuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej t’i vizitonte komunat shqiptare në Luginën e Preshevës dhe kjo do të duhej të bëhej me vizitë zyrtare dhe me ceremoni zyrtare.
Tahiri tha për KP se kjo vizitë ka mundur të kryhet shumë më herët, para vizitës së Presidentit të Serbisë në Kosovë. Por ai tregoi se kjo vizitë nuk mund të realizohet drejtpërdrejtët mes Kosovës dhe Serbisë, por përmes Bashkimit Evropian, pasi dy shtet nuk e njohin njëra-tjetrën.
“Duhet me shku nëse është e mundur me vizitë zyrtare dhe ceremoni zyrtare. Serbia nuk e pranon as ambasadorin tonë në Beograd, por në kuadër të Zyrës së BE-së. Varet se kush ia jep lejen për vizitë dhe kush do ta pranojë si president në Serbi dhe a duhet të shkojë kjo vizitë përmes BE-së”, tha ai dhe shtoi se ka pasur zyrtarë të Kosovës që më parë kanë qëndruar në Preshevë, por që shumë herë kanë qenë të penguar.
Ndërsa në lidhje me vizitën e presidentit të Serbisë sot në Kosovë, Tahiri tha se ka shumë rëndësi që ka kaluar mirë, pa incidente. Ai tha se Vuçiq i ka vizituar vetëm vendet që janë të banuara me popullatë serbe, ndërsa tha se kjo vizitë është organizuar me kryetarët e komunave serbe, me të ashtuquajturën Zyra serbe për Kosovë dhe Bashkimin Evropian. Kurse për deklaratat e Vuçiqit tha se “porositë e tij janë porosi që shprehin politikën e tij karshi Kosovës”.
I pyetur nga KosovaPress për krahasimin e vizitës së tij me atë të kriminelit Millosheviq në Gazimestan, Tahiri tha se “vizita e Millosheviqit u bë pas marrjes së autonomisë së Kosovës dhe pas miratimit të Kushtetutës së Serbisë”, për të cilën ishte një pakt i republikave të ish-Jugosllavisë kundër Kosovës, në mënyrë që Serbia mos t’i ngucte ato.
“Millosheviqi në Gazimestan tha se çështja serbe do të zgjidhet përmes luftërave dhe me luftë, kurse Vuçiq nuk e përmendi luftën”, ndërsa veçoi deklaratën e tij të dhënë sot se “nuk do të kundërshtojë kancelaren Merkel”, duke cituar fjalët e tij po ashtu se “Kush është ai që ta kundërshtojë një grua kaq të fuqishme”, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë