LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj viziton vendin ku ra dëshmor vëllai i tij, Luani

Ramush Haradinaj viziton vendin ku ra dëshmor vëllai i tij, Luani

Kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, bashkë me djalin e vëllait të rënë në luftë – Shkëlzenit, ka vizituar sot vendin e quajtur Qafa e Mullarit, ku gjatë luftës ka rënë heroikisht vëllai tjetër i tij – Luani.

Haradinaj, përmes një video të publikuar në profilin e tij, ka njoftuar për vizitën në vendin e rënies së Luan Haradinajt, i cili ra në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

“Jemi në Qafë Mullar. Është vendi ku është vra Luani. Sot është dita është e ramjes së Ilaz Kodra. Nderime për Ilazin, Luanin, Fehminë, Xhevën, e gjithë që kanë ra për liri, nderime”, thotë Haradinaj në videon e regjistruar, transmeton Telegrafi.


Më 6 maj 1997 Luan Haradinaj, bashkë me vëllanë Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën nga Shqipëria për në Kosovë.

Bashkërisht kishin arritur sipër fshatit Larë, i cili ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi ra në një pritë të ushtrisë jugosllave.

E në këtë pritë u vra Luan Haradinaj, u plagos Rafet Rama, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit të vendit, trupi i tij u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në vendlindje, në Gllogjan, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori