LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Lladrovci në fotografi me flamurin e Ibrahim Rugovës (Foto)

Ramiz Lladrovci në fotografi me flamurin e Ibrahim Rugovës (Foto)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një fotografi me tifozë të përfaqësueses së Kosovës, teksa mban njërin skaj të flamurit të Ibrahim Rugovës.

Flamuri me fushën e kaltër dhe shqiponjën e zezë mbi të kuqe në mes, mbi të cilën shkruan Dardania, qe propozuar nga ish presidenti Rugova si flamur i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kjo fotografi ku shihet Lladrovci është realizuar në Shkodër, ku Kosova luajti ndaj Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.