Ramiz Kelmendi i kërkon debat televiziv Shpend Ahmetit

Kërkesës së kryetarit të Prishtinës dhe kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Shpend Ahmetit, për një debat televiziv me Avdullah Hotin i është përgjigjur zëvendëskryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur Ahmetit duke i thënë se është i gatshëm për një debat mes tyre, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Kelmendit:“Miq të nderuar Kryetari në shkuarje i Prishtinës Shpend Ahmeti po kërkon debat me kryeministrin e ardhshëm z. Avdullah Hoti. Jam shumë i gatshëm që një kërkesë të tillë t'ja kthejë Shpendit me kërkesë për debat mes nesh. Ramiz Kelmendi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































