Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka dhuruar aparatin e Hemodializës Fresenius me osmozen përcjellëses - krevatin modern, në repartin e Dializës në Spitalin Rajonal të Pejës.

Kelmendi këtë e bëri të ditur në një postim të tij në rrjetin social, Facebook.

Ai theksoi se pranim-dorëzimin e realizoi me mjekun Demë Nikqi dhe stafin përcjellës të repartit.

“U ndjeva i nderuar që për pacientët në nevojë, në Spitalin Rajonal të Pejës, gjegjësisht në repartin e Dializës të dhuroi aparatin e Hemodializës Fresenius me osmozen pëcjellëses, krevatin modern.

Pranim-dorëzimin e realizuam me mjekun e njohur Dr. Demë Nikqi dhr stafin përcjellës të repartit”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/

lexo po astu