LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi: AKP priste që unë të vdisja, pastaj të shpallte dënimin! (Video)

Ramiz Kelmendi: AKP priste që unë të vdisja, pastaj të shpallte dënimin! (Video)

Deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi, ka thënë se Bordi i AKP-së ka vonuar vendimin për dënim ndaj biznesit të tij, me shpresën se ai [Kelemendi] do të vdiste.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndjehet shumë i prekur që bordi e ka ndalë vendimin “për shkak se ata e dinin vdekjen time”.

“Bordi ka thënë se po e ndalim vendimin se si duket Kelmendi do të vdes, e mos t’ia japim vendimin para se të vdes”, ka thënë ai.


Duke mos treguar se kush e ka thënë këtë, Kelmendi ka folur për vendim të ndikuar politik.

“Ata janë Ekrem Hajdarat dhe ekipa e brendshme që kanë ndikuar politikisht në këtë vendim”, deklaroi Kelmendi, përcjell Telegrafi.

Për këtë gjest johuman, deputeti i LDK-së ka thënë se ka diskutuar edhe me një lider të lartë politik.

“I kam thënë edhe një lideri politik se është turp të më dënojnë dhe ta prolongojnë pak me shpresën se unë do të vdesë”.

Biznesmeni pejan ka thënë se shtyrja e vendimit për dënimin e tij mund të bëhej vetëm nga “dikush i madh”.

“Është shumë e rëndë kjo për një investitor, që presin deri të vdesë e tash publikojnë vendimin. Shihet që është vendim politik. Ata kanë mundur të më dënojnë në momentin kur auditori ka marrë vendim”.

“Vetëm ‘dikush i madh’ mund të vendos për shtyrjen e një vendimi të tillë”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se askush nuk guxon t’i kërkojë mito dhe se ndoshta është i vetmi biznes në Kosovë që nuk ka dhënë mito.

“Edhe kur kam qenë në AAK dhe PDK askujt nuk i kam dhënë mito, dhe ndoshta jemi biznesi i vetëm që nuk e dimë çka është mito”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori