Ramadani, Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ramandani në një postim në Facebook shkruan se Sveçla duhet të jep dorëheqje për shkak të acarimit të raporteve me KFOR-in.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:
ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;
ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!”, shkruan ai.
Lexo të plotë postimin e Ramandanit:Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan! Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje! Xhelal, Reago! Protesto! Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën! Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës: ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë; ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë! E ke rastin të zgjedhësh! Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!. /Telegrafi/

















































