Mesfushori kosovar, Alban Ramadani ia ka parë hairin transferimit në Chiaso.

Pasi ishte pjesë e Lega Pro në Itali, Ramadani vendosi të rikthehet në Zvicër ku i ka marrë hapat e parë në karrierë.


Djaloshi nga Vitia në tri ndeshjet e para me Chiason ka shkëlqyer duke u bërë lider i kësaj skuadre.

Përpos ndeshjeve fantastike, Ramadani ka bërë edhe një asistim për Chiason në fitoren 5:1 ndaj Aaraus.

Ramadani i ka dhënë një ndihmë të madhe skuadrës së Chiasos në luftën për mbijetesë në Challange League në Zvicër.

Pas këtij starti fantastik në ligën e dytë zvicerane, Ramadani pritet të marrë edhe ndonjë ofertë nga elita e futbollit zviceran. /Telegrafi/

1fe0c608 2d5d 457b b27c 4eef492ae738 Ramadani sa ishte pjesë e Lega Pro në Itali tek skuadra Perdenone

telegrafi sport app