Kampioni i Kosovës, Prishtina, e ka humbur edhe ndeshjen kthyese ndaj Ferencvarosit (3-1) në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve duke u eliminuar kështu nga kjo garë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mos mërziten, sepse kishin paraqitje dinjitoze.


Ai ishte i pakënaqur me rezultatin dhe pranimin e golave, porse deklaroi se paraqitja e ekipit të tij ishte e mirë kur kihet parasysh kundërshtari.

Trajneri ka theksuar se e dinin që kualifikimi ishte i pamundur, ndërsa kishte shpresuar për një barazim për një barazim për të ngritur moralin e ekipit.

Ramadani i ka uruar lojtarët e tij për angazhimin duke theksuar se bardhekaltrit duhet të bëjnë një shtytje në Ligën e Konferencave.

Strategu i Prishtinës ka ritheksuar se të zgjedhurit e tij nuk duhet të mërziten përkundër kësaj humbje. /Telegrafi/

telegrafi sport app