LAJMI I FUNDIT:

Rama ultimatum ndërtuesve pa leje t’i shembin vetë objektet deri të hënën

Rama ultimatum ndërtuesve pa leje t’i shembin vetë objektet deri të hënën

Nga Shëngjini, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje që të nisin t’i shembin vetë objektet në fjalë, në të kundërt duke nisur nga dita e hënë do të përballen me Kodin Penal.

“Të lexojnë Kodin Penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetit dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen drejtpërdrejtë për këto shkelje të rënda dhe të fillojnë ‘i prishin vetë”, u shpreh Rama.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë atyre që janë të vetëdijshëm për faktin se kanë shkelur ligjin me anë të ndërtimeve pa leje, që të marrin masat paraprakisht, si një mënyrë për t’ju lehtësuar atë që pëson.


“Operacioni fillon të hënën e  ardhshme dhe unë dua që t’ua përcjell këtë mesazh, të gjithë atyre që e dinë vetë se janë në kushtet e shkeljes së rëndë të ligjit, të marrin masat tani se do të jetë vonë nga e hëna, për t’ju shmangur përballjes deri në fund me ligjin”. theksoi kryeministri.

Rama me anë të këtij mesazhi ju drejtua të gjithë personave që kanë marrë pjesë në ndërtimin e një objekti pa leje, nga inxhinierët e deri te punëtorët e ndërtimit, duke i bërë të gjithë përgjegjës përpara ligjit.

Dua t’ua bëj të qartë të gjithë zinxhirit, që nga inxhinierët konstruktorë tek punëtori më i fundit që përfshihet në këto ndërtime se me Kodin Penal, janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen dhe do të penalizohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori