Rama u bën thirrje të pa vaksinuarve të marrin vaksinën antiCOVID-19, paralajmëron moslejimin e tyre në mjedise publike

14:"Ridvan Slivova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar ta marrin vaksinën.
Ai në një postim në Facebook shkruan se të pa vaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë.
“MIRËMËNGJES... dhe me ftesën për të pa vaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































