Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë.

Rama përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se ky sulm është akt i neveritshëm.


“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ky sulm duhet të ndihmojë shumë në Evropë të kuptojnë dhe të mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, ka shkruar Rama.

Sulmi ndodhi në zonën ku gjendet afër Parlamenti turk, si dhe ndërtesa e ministrisë së Brendshme. Lidhur me sulmet kanë reaguar liderë nga tërë bota. /Telegrafi/