LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon për provokimin e Vuçiqit: Hartë leshi nga ai që luan me kukulla në Facebook

Rama reagon për provokimin e Vuçiqit: Hartë leshi nga ai që luan me kukulla në Facebook

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.

Rama duke folur sot për vaksinimin e mjekëve kosovarë kundër COVID-19 në Kukës tha se ky proces u vonua pak “po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok. Ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”.

Kujtojmë se Vuçiq publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë nisënnjë fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.


Për këtë të fundit Rama, nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin atje, thotë se ajo është një hartë leshi, nga shoku i Beogradit.

“I kemi bërë me dije ministrisë se jemi gati për kontribut, kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte, nuk të lejojnë rieksportimin, dhe kjo është arsyeja pse kur ne morëm sasinë e parë, nuk e nxorëm asnjëherë emrin, që mos të fusim në sherr miqte me kompanitë. Në këtë rast, me Kosovën e bëmë, se do kishim penalitet ndryshe”.

“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok. Ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një. E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm”, tha Rama./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori