LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° cloudy

Rama i reagon PDK-së: Punëtorët e “Pastrimit” nuk do të mbesin pa punë, pastrimi i kryeqytetit s’do të sabotohet politikisht

Rama i reagon PDK-së: Punëtorët e “Pastrimit” nuk do të mbesin pa punë, pastrimi i kryeqytetit s’do të sabotohet politikisht

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në kompaninë “Pastrimi” dhe akuzave që i janë bërë sot nga PDK.

Rama ka thënë se nuk do të lejojnë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike.

“Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë, dhe qytetarët e kryeqytetit nuk do të mbeten pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave. Për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të kompanisë “Pastrimi” për të përmbushur nevojat e kryeqytetit, që nga muaji maj kemi angazhuar operator privat, për të garantuar shërbime cilësore të merituara për qytetarët”, ka shkruar Rama.


I pari i Prishtinës, tutje ka shtuar se angazhimi i operatorit privat dhe furnizimi i Kryeqytetit me kontenierë të rinj kanë përmirësuar dukshëm menaxhimin e mbeturinave.

​Kontejnerët e ri po mbahen të mbyllur, PDK kritikon ashpër Përparim Ramën
Lexo po ashtu ​Kontejnerët e ri po mbahen të mbyllur, PDK kritikon ashpër Përparim Ramën

“Pavarësisht këtyre përmirësimeve, asamblistët opozitarë po bëjnë përpjekje për të ndryshuar rregulloren që do të pamundësonte ofrim-shërbimin nga operatorët privatë. Një vendim i tillë do të rikthente problemet e mëparshme me mbeturinat, duke rrezikuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetesës në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Ai tutje ka shprehur keqardhje për politizimin e këtij shërbimi thelbësor.

“Penalizimi i qytetarëve për arsye politike është johuman dhe i papranueshëm. Përhapja e dezinformatave se punëtorët do të mbeten pa punë është një përpjekje e ulët për të krijuar frikë dhe panik. Angazhimi i operatorit privat ishte dhe mbetet një mbështetje për kompaninë “Pastrimi” dhe jo një zëvendësim i saj. Kështu, do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Kalo në kategori