Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur me fjalë të rënda, shefit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili e akuzonte kryeministrin për dënimin e deputetit, Salianji.
Rama ndër tjera e cilëson Bardhin si “shpifës të neveritshëm” dhe “gjysmë burrë e gjysmë derrkuc” mbi prehrin e shefit të radhës.
”Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!”, ka shkruar Rama në një postim në platformën “X”, transmeton Telegrafi
Rama ka thënë se “unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!”.
“Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!”, ka shkruar ai.
“Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve”.
Kryeministri Rama e ka përfunduar postimin me “*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë