LAJMI I FUNDIT:

Rama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”

Rama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Derisa kryeministri grek ishte duke e prezentuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn në moment dhe tregon me gisht se Kovaçevski do të jetë kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shaka e Ramës është bërë dje në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.


Këtë shaka të Ramës, Kovaçevski nuk e mori për keq dhe filloi të qesh.

Ndryshe, pas këtij takimi pasoi darkë, e shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis./Telegrafi/