Më 27 gusht në Prishtinë një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona. Dy nga të dyshuarit janë në paraburgim, dy të tjerë janë arrestuar pasditen e së hënës nga Policia, ndërsa i pesti është ende në arrati.
Për këtë rast kanë reaguar liderët e institucioneve, të cilët e kanë dënuar këtë akt, siç thonë, ç’njerëzor dhe kanë kërkuar “dënimin e merituar” për të dyshuarit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i tronditur nga rasti.
“Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, na ka tronditur të gjithëve. Jam thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe ftoj organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla.”, ka shkruar ai.
I pari i kryeqytetit ka thënë se duhet bërë më tepër për t’iu dhënë fund abuzimeve.
“Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon që këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin. Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më”, shkroi ai.
Rama është zotuar se do të punoj në rritjen e bashkëpunimit me organe të rendit për të parandaluar raste të tilla.
“Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri! Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, përfundoi Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri