LAJMI I FUNDIT:

Rama në OKB: Drejtësia shqiptare do luftojë korrupsionin

Rama në OKB: Drejtësia shqiptare do luftojë korrupsionin

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin e tij në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ndër të tjera foli dhe për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Rama ka thënë para liderëve botëror, se sistemi i ri gjyqësor në Shqipëri do të bëjë të mundur luftimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan opinion.al, kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij ka thënë se kjo reformë është e pashembullt pasi ka çuar në spastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.


”Reforma e pashembullt në drejtësi në Shqipëri, një proces madhor duke hequr gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar gjithë fizionominë e vendit. Korrupsioni në gjyqësor jo vetëm parandaloi në dhënien e drejtësisë, u shndërrua në pengesë për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme si shoqëri. Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë triumfin e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe e përfaqësoj me krenari këtu sot”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori