Rama mirëpriti në takim delegacionin nga Iowa: Shkëmbime të tilla pasurojnë jo vetëm dijen, por edhe lidhjet tona ndërkulturore

12:"FERDI LIMANI
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur delegacionin e Universitetit Drake nga Iowa, të shoqëruar nga Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala.
Rama ka publikuar fotografi nga takimi, derisa ka shkruar se kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
"Gjatë takimit, patëm diskutime frytdhënëse mbi përvojat studimore dhe profesionale të studentëve të tyre, duke ndarë praktika dhe ide që mund të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet shteteve tona. Shkëmbime të tilla pasurojnë jo vetëm dijen, por edhe lidhjet tona ndërkulturore", ka theksuar ai./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































