Rama: Këtë vit po e përmbyllim me ushtrinë që është pritur me shekuj

Ministria e Mbrojtjes me anë të një konference ka prezantuar aktivitetet dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2019.Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se gjatë këtij viti kjo Ministri ka arritur t’i realizojë të gjithë objektivat e saj.Berisha tha se këtë vit kanë t’i realizojnë tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes, emblemat, simbolet dhe flamujt e njësive.“Po ashtu pas rekrutimit të fundit që kemi pasur kemi arritur ta rrisim përqindjen e komunitetit jo shumicë, kemi arritur ta rrisim përqindjes e gjinisë femërore në FSK, 11 për qind komuniteti jo shumicë deri 10 për qind. Po ashtu FSK vazhdon që të jetë institucioni më i besueshëm...”, tha Berisha. Berisha në këtë konferencë ka përmendur edhe bashkëpunimit me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndërsa, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se po e përmbyllin një vit si ushtri e Kosovës që me shekuj është pritur.Rama tha se janë duke punuar që pjesëtarët e ushtrisë të jenë në misione paqeruajtëse dhe në aktivitete tjera. /Telegrafi/
















































