Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve në takimin që zhvilloi sot në Selanik, me premtimin për ta bërë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, theksoi se për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, shqiptarët e Diasporës kanë të drejtë vote dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk kanë pse udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të qenë në qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Selanik, u ndal te reforma në drejtësi, kur tha se u realizua “falë forcës së brendshme, Partisë Socialiste, që mori përsipër ta bëjë këtë proces”.
Sipas Ramës, kjo reformë u arrit edhe falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, “që nënshtruan rezistencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta”, duke iu referuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës.
“Të dashur bashkëqytetarë këtu në Selanik dhe Greqi, kjo është ditë e veçantë për mua, se ju sot këtu nuk jeni thjesht bashkëqytetar jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri, që kush ka munduar e ka ushtruar duke marrë rrugën. Sot jeni votues, që për herë të parë gëzoni të drejtën për të votuar këtu ku jeni nga shtëpia juauj, ju e dini që më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me shokët e mi, për ta bërë realitet këtë premtim të dhënë kohë më parë, që s’e mbajtëm dot më parë, se ishte e pamundur pa marrë votat e palës tjetër.
Me plot gojën ju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtare me të drejta të plota në BE, për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju i keni dhënë familjeve tona, që të përfitojë nga jetesa brenda familjes europiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, dhe kudo, të ngremë flamurin e Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekade”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti foli për arritjet e vendit, gjatë qeverisjes së majtë, sikurse u shpreh.
“Më të moshuarit këtu, janë ata që e dinë më mirë se të tjerët, se sot nuk jeni më ata që ishit kur i hytë detit në këmbë, por as Shqipëria nuk është ajo që ishte 11 vite më parë, kur unë me PS morën detyrën të udhëhiqnim Shqipërinë kundër erës së paragjykimeve nga bota, që ishin mësuar ta shihnin pa respekt. Ka akoma shumë për të bërë, por nga askush nuk shihet dot më pa respekt. Kur mora detyrën, rruga europiane e Shqipërisë ishte e bllokuar dhe flamuri kuqezi kishte rënë shumë poshtë nëpër botë”.
Ai u ndal dhe te bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar se mosmarrëveshjet pengojnë rrugëtimin europian të dy vendeve.
“Avazet kush keni qenë ju e kush ne nuk na çojnë asgjëkundi. Bëhen gropa në rrugën europiane të vendeve. Në rrugën që duam apo nuk duam, është e përbashkët, prandaj duke parë të shkuarën me sytë e së ardhmes, politika duhet të kërkojë arsyet për të gjetur se sa të shumta janë mundësinë e përbashkëta. Në dispozicion të zhvillimit dhe mirëqenies së dy popujve“, tha ai./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi